Edhe në foljet që në Kuran e tregojnë raportin në mes Allahut xh.sh. dhe njeriut, është prezent fenomeni i numrit 19. Siç e vërejtëm këtë në shembullin e mëparshëm, por edhe në ata të mëhershëm, fenomeni i numrit 19 nuk është i shtrirë vetëm me anë të numrit të fjalëve, përveç kësaj, me rëndësi është edhe kuptimi i fjalëve. Sa për ilustrim, siç e pamë në kapitullin e mëparshëm, dy fjalë “ajet” që përmenden në Kuran, përdoren për argumentet që i tregojnë njerëzit e jo Allahu xh.sh.. Kur t’i ndajmë ato, mbesin 380 (19×20). Kjo duhet të jetë kështu, sepse 19 është një prej shenjave (ajet) të Allahut. Për këtë arsye, fjala “ajet” të cilën e konsiderojmë të lidhur me numrin 19, është fjalë që e shprehë argumentin (ajet) e Allahut. Kuptohet se me rastin e numërimit të kësaj fjale, do të numërohen edhe fjalët “ajet” që shënojnë argumentet e Allahut.
Situata e njëjtë vlen edhe për foljet që e shprehin raportin e Allahut xh.sh. dhe njerëzve. Ta analizojmë ekzistimin e fenomenit të numrit 19 në shprehjen e raportit të Allahut xh.sh. dhe njeriut nëpërmjet këtyre foljeve. Për këtë, duhet të numërohen këto folje. Në këtë aspekt, t’i analizojmë gjashtë shembuj:
Folja “emere”: kjo folje tregon urdhrat që i jep Allahu xh.sh., përmendet 38 herë (19×2). Ndërsa jashtë urdhrave të Allahut, kjo folje është përdorur 35 herë.
Sa herë përmendet në Kuran folja “emere” në kuptimin e urdhrit të Allahut? 38 (19×2)
Numrat e sureve dhe ajeteve në të cilat përmendet folja “emere”, me të cilën shënohen urdhrat e Allahut drejtuar njeriut:
Numri rendor: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Numri i sures dhe ajetit 2-27 2-67 2-68 2-222 3-80 3-80 4-58 4-60 5-117 6-14
Numri rendor: 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
Numri i sures dhe ajetit 6-71 6-163 7-12 7-28 7-29 9-31 10-72 10-104 11-112 12-40
Numri rendor: 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Numri i sures dhe ajetit 13-21 13-25 13-26 15-94 16-50 16-90 17-16 27-91 27-91 39-11
Numri rendor: 31 32 33 34 35 36 37 38 (19×2)
Numri i sures dhe ajetit 39-12 40-66 42-15 42-15 66-6 66-6 80-23 98-5
Folja “hakeme” shënon drejtimin e Allahut dhe në Kuran është përdorur 19 herë. Edhe gjykimet e dhëna në Libër, të cilën e ka publikuar Allahu xh.sh. janë të llogaritur si drejtim të Allahut. Ndërsa jashtë këtij kuptimi, kjo folje prapë përsëritet 19 herë.
Sa herë në kuptimin e raportit në mes Allahut xh.sh. dhe njeriut, përsëritet folja “hakeme”? 19
Vendet nëpër të cilat, në kuptimin e raportit në mes Allahut të Lartësuar dhe njeriut, përmendet folja “hakeme”:
Numri rendor: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Numri i sures dhe ajetit 2-113 2-213 3-23 3-55 4-141 5-1 7-87 10-109 12-80 13-41
Numri rendor: 11 12 13 14 15 16 17 18 19
Numri i sures dhe ajetit 16-124 22-56 22-69 24-48 24-51 39-3 39-46 40-48 60-10
Folja “haleka” shënon krijimin e Allahut dhe në Kuran përmendet 171 herë (19×9). Përveç kësaj, kjo folje përdoret 13 herë në kontekst të pohimit të krijimit të idhujve, që të tregohet se si idhujt nukmund të krijojnë dhe në kontekste të ngjashme.
Sa herë në kuptimin e krijimit të Allahut xh.sh., përsëritet folja “haleka”? 171 (19×9)
Folja “kada” përdoret për të shprehur përcaktimin e Allahut dhe në këtë kuptim përmendet në Kuran në 38 vende (19×2).
Sa herë në kuptimin e përcaktimit të Allahut xh.sh., përsëritet folja “kada”? 38 (19×2)
Ajetet nëpër të cilat në kontekst të përcaktimit të Allahut, përmendet folja “kada”:
Numri rendor: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Numri i sures dhe ajetit 2-117 2-210 3-47 6-2 6-8 6-60 8-42 8-44 10-11 10-19
Numri rendor: 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
Numri i sures dhe ajetit 10-47 10-54 10-93 11-44 11-110 14-22 15-66 17-4 17-23 19-35
Numri rendor: 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Numri i sures dhe ajetit 19-39 20-114 27-78 28-44 33-36 34-14 35-36 39-42 39-69 39-75
Numri rendor: 31 32 33 34 35 36 37 38 (19×2)
Numri i sures dhe ajetit 40-20 40-68 40-78 41-12 41-45 42-21 42-14 45-17
Folja “alleme” shënon të mësuarit dhe në Kuran përmendet 19 herë, direkt ose me anë të melekëve. Jashta kësaj, folja është përdorur në tre vende në kuptimin e mësimit të njeriut: 5-4, 20-71 dhe 26-49.
Sa herë në kuptimin e mësimit të Allahut, përdoret folja “alleme”? 19
Vendet nëpër të cilat në Kuran, në kontekst të mësimit të Allahut, përmendet folja “alleme”:
Numri rendor: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Numri i sures dhe ajetit 2-31 2-32 2-239 2-251 2-282 4-113 5-4 5-110 12-37 12-68
Numri rendor: 11 12 13 14 15 16 17 18 19
Numri i sures dhe ajetit 12-101 18-65 21-80 36-69 53-5 55-2 55-4 96-4 96-5
Folja “ihteda” shënon udhëzimin e Allahut në rrugën e drejtë. Kjo folje është përdorur 38 herë (19×2) në kuptimin e udhëzimit të Allahut, ndërsa një herë (ajeti 135 në suren El-Bekare) prej gojës së hebrenjve dhe të krishterëve, të cilët devijimin ua ofrojnë të tjerëve si rrugë e drejtë.
Sa herë në kuptimin e udhëzimit të Allahut në rrugën e drejtë, përdoret folja “ihteda”? 38 (19×2)
Vendet në të cilat në Kuran, në kuptimin e udhëzimit të Allahut në rrugën e drejtë, përmendet folja “ihteda”:
Numri rendor: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Numri i sures dhe ajetit 2-53 2-137 2-150 2-170 3-20 3-103 4-98 5-104 5-105 6-97
Numri rendor: 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
Numri i sures dhe ajetit 7-43 7-158 10-108 10-108 16-50 16-16 17-15 17-15 18-57 19-76
Numri rendor: 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Numri i sures dhe ajetit 20-82 20-135 21-31 23-49 24-54 27-24 27-41 27-41 27-92 37-29
Numri rendor: 31 32 33 34 35 36 37 38 (19×2)
Numri i sures dhe ajetit 28-64 32-3 34-50 39-41 43-10 46-11 47-14 53-30
Lidhjen e foljeve të cilën në Kuran e shprehin urdhrat, krijimi, udhëheqja, përcaktimi, mësimi, udhëzimi në rrugën e drejtë nga ana e Allahut, me numrin 19 e ka vendosur Cesar Mejul. Konsiderojmë se ende nuk janë zbuluar të gjitha fenomenet e Kuranit në lidhje me numrin 19 dhe se nevojitet që të vazhdohet me hulumtimin e këtij fenomeni. Ajo që është konstatuar deri më tani, ajo mjafton që ta tregojë përsosurinë e tij dhe pamundësinë që i njëjti të imitohet. Mirëpo ky fakt nuk duhet t’i pasivizojë hulumtuesit dhe t’i largojë prej hulumtimeve të mëtejshme.
“se ai është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha, paralajmërim për njerëzit, për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).” (El-Mudethir, 35-37)