Një analizë e vetme e shkronjës fillestare “kaf” mjafton që të tregojë se si Kurani është i mbrojtur me sistemin matematikor kompleks. Analiza e vetëm njërës shkronjë tregon se – prej numrit të shkronjave, renditjes së sureve, numrit të ajeteve nëpër sure e deri te përsëritja e fjalëve dhe e shkronjave – Kurani nuk pranon asnjë shtojcë më të imët, as një pjesë më të vogël që nuk i takon atij.
Nëse vazhdojmë hulumtimet lidhur me shkronjën “kaf”, do të vijmë te shumë të dhëna interesante. Më herët, nga aspekti i sistemit matematikor në Kuran, e pamë rëndësinë e vlerave numerike të shkronjave. Në klasifikimin e shkronjave sipas vlerës numerike, shkronja “kaf” merr vendin e 19, ndërsa vlera e tij numerike është 100.
Numri rendor 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Shkronja Elif Ba Xhim Dal He Vav Ze Ha Ta Je
Vlera matematikore 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
Numri rendor 11 12 13 14 15 16 17 18 19
Shkronja Kef Lam Mim Nun Sin Ajn Fa Sad Kaf
Vlera matematikore 20 30 40 50 60 70 80 90 100
Në këtë mënyrë, shkronja “kaf” që simbolizon Kuranin, posedon vend të posaçëm edhe në aspektin e klasifikimit të shkronjave sipas vlerës matematike. Nëse i numërojmë shkronjat “kaf” që gjenden në 19 ajetet e sureve të krejt Kuranit, do të vijmë deri te numri 76 (19×4) i cili pra përmban numrin 19.
Numri i shkronjave “kaf” të cilat gjatë tërë Kuranit përmenden në 19 ajetet e sureve:
76 (19×4)
Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e shkronjave “kaf” që përmenden në suret me numër rendor që pjesëtohet me numrin 19, arrin 228 (19×12) i cili po ashtu është numër i cili përmban numrin 19.
Numri i përgjithshëm i përsëritjes së shkronjës “kaf” në suret, numri rendor i të cilit përmban numrin 19:
Numri i sures: 19 38 57 76 95 114
Numri i përsëritjes: 86 74 49 15 3 1
GJITHSEJTË: 228 (19×12)
Me të vërtetë mrekullia e Allahut padyshim se është shumë e madhe! Është interesante se disa presin që Allahu xh.sh. të tregojë një mrekulli të zakonshme, të thjeshtë. Jemi dëshmitarë se ata të cilët mendojnë kështu, thonë: “Vallë, numri 19 a është aq me rëndësi? A e përfshin tërë Kuranin? Nëse ekziston një muxhize e tillë, kjo edhe nuk është me rëndësi.” Ka edhe deklarata të këtilla të çuditshme. I lusim ata të cilët paraqiten me një pohim të këtillë, që në mënyrë studimore t’i lexojnë të dhënat në lidhje me muxhizen e numrit 19, një pjesë të të cilit e paraqesim në këtë libër. Kur Allahu i Lartësuar e tregon muxhizen, ne presim që ajo të jetë muxhize me rëndësi dhe e vlefshme për vëmendje. Të gjitha rezultatet e hulumtimeve tregojnë se kjo vërtetë është ashtu.
Ata që besojnë, argumentet e Allahut nuk i marrin të gatshme, por e falënderojnë Allahun që ua ka ofruar dhe treguar.